Afërdita Demaku sot ka përgatitur hallvë në shtëpi

 

Afërdita Demaku është një femër e dalluar në shumë aspekte.

Këngëtarja në fjalë, me veprimet që bën shpesh është pjesë e mediave rozë, shkruan “Kosovarja”.

   

   

Pasi që këto ditë nuk është e angazhuar në skenën muzikore, ajo po qëndron në shtëpi shkaku i virusit të përhapur në Kosovë.

Sot, përmes disa imazheve ajo tregon që ka përgatitur hallvë shtëpie me duart e saj të arta.

Edhe pse pa e provuar, me këto pamje shihet që këngëtarja është mjaft e zonja dhe duket tejet e shijshme. /Kosovarja/