Agim Bahtiri, ish-kryetar i Mitrovicës, ka deklaruar se kryeterroristi Milan Radojiçiq ka fuqi të madhe, e nganjëherë pushtet edhe mbi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Bahtiri ka thënë se Radojiçiqi është pasuruar me ndihmën edhe të shqiptarëve “përmes rrugëve të këqija”, dhe se tash i ka deri në 7 miliardë euro në llogari të tij bankare
“Fuqia e Radojiçiqit ka qenë që lind dhe perëndon, në pjesën e Veriut. Dhe ka fuqinë që shumë herë as Vuçiqi nuk mundet me marrë vendim pa e pyet atë. E ka një fuqi të madhe të parasë që e ka ba me shqiptarët tonë. Duhet ta dini se Radojiçiqi i ka dikund nja 7 miliardë euro në konto të vetën, dhe sa i ka në të zezën nuk e di. Ai është pasuruar prej gjërave të këqija të kontrabandës, dhe drogës, por edhe gjithë buxhetin që e ka pasë duke menaxhuar kompanitë”, tha ai në ATV.Bahtiri ka thënë se Radojiçiqi t’u kthehet autoriteteve të Kosovës, për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë.
“Ajo kontrabandë ka shkue në të gjithë Kosovën, dhe ka pasë shqiptarë që kanë bashkëpunuar me të dhe ai është bërë një fuqi e madhe. Ne po e presum Radojiçiqin me u dorëzu. T’i bish gjithë ato armë brenda për qëllim të copëtimit të Republikës së Kosovës 33%, kjo është e pamundshme, e patolerueshme që ata të mos vinë në gjyqet e Republikës së Kosovës dhe të dënohen”.