Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Agim Veliu uron Pavarësinë e Kosovës, kujton porosinë e madhe të Rugovës

 
   

Agim Veliu ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se “17 shkurti i vitit 2008 është një datë historike që simbolizon sakrificën, guximin dhe vendosmërinë e popullit tonë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur”.

Postimi i plotë:

Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

17 shkurti i vitit 2008 është një datë historike që simbolizon sakrificën, guximin dhe vendosmërinë e popullit tonë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.

Në këtë ditë të veçantë kujtojmë kontribuesin e madh, atin themeltar të shtetit të pavarur e demokratik të Kosovës, presidentin e saj historik Dr.Ibrahim Rugova.

Kujtojmë kontributin e tij në afirmimin e shtetit të Kosovës dhe  krijimin e miqësisë dhe aleancave me vendet perëndimore, veçmas me Amerikën.

Kujtojmë porosinë e madhe të Rugovës: Shtëpia nuk mbahet pa miq!

Ta ruajmë Kosovën! T’i ruajmë miqtë dhe aleatët tanë!

Zoti e bekoftë Kosovën! 🇽🇰