
Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Agon Maliqi, ka deklaruar se Vuçiqi po synon të krijojë pretekst për largimin e serbëve nga veriu.
Ai ka thënë se në këtë formë, do të cungohej pozita e Kosovës si shtet i pakonsoliduar.
Postimi i plotë:
Gracka e radhës e Vuçiqit për Kosovën është që të krijohen kushtet dhe preteksti për eksodin e serbëve nga veriu. Kështu Vuçiq do ta hiqte prej vetes presionin perëndimor për marrëveshje me Kosovën, si dhe do ta cungonte ndërkombëtarisht pozitën e Kosovës si shtet i pakonsoliduar. Për këtë skenar tashmë janë përgatitur “kushtet informative” për fajësimin e Kosovës. Krejt çka i duhet Vuçiqit është që qeveria e Kosovës ta vazhdojë apo përshkallëzojë qasjen e saj të deritashme ndaj veriut.