![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2024/02/agravon-debati-ne-bbv3-egla-tenton-te-hedhe-banoren-ne-pishine-video_65da022f3abd4.jpeg?resize=640%2C435&ssl=1)
Një debat i ashpër brenda shtëpisë së BBV ka nisur, pasi Egla i ka thënë Françeskës se që kur ka hyrë aty, ajo ka zënë bark.
Françeska i ka thënë se ajo është nënë e ndaj ka bark, dhe se deklarata e Eglës kundrejt saj ishte e shëmtuar, teksa shumë nëna mund të ndihen keq kur ta dëgjojnë këtë gjë.
Në një moment teksa debatonin, Françeska i është ngjitur Eglës nga pas dhe kjo e fundit në një moment e ka shtyrë dhe gati sa nuk e ka hedhur në pishinë.