Agresion ushtarak ndaj Republikës së Kosovës”, kështu e ka quajtur gazetari Blendi Fevziu atë që ndodhi në Kosovë mëngjesin e sotëm, ku nga një sulm me armë në fshatin Banjskë të Zveçanit, 1 punonjës policie u vra dhe 1 tjetër u plagos.
Në një postim në “Instagram, Fevziu thotë se nuk bëhet fjalë për një organizim të kriminelëve dhe trafikantëve lokalë, por për një njësit të stërvitur, me plan të qartë.
Ky agresion, sipas Fevziut duhet të ketë vetëm një përgjigje dhe ai është “eliminimi i plotë i njësitit dhe identifikimi i dërguesve të tyre”.
Fevziu shton se kujdesi i vetëm duhet të jetë që të mos ketë dëmë kolateriale në njerëz që nuk janë të përfshirë dhe që nuk kanë lidhje me kriminelët.
“Republika e Kosovës është që prej orëve të para të mëngjesit nën një agresion ushtarak. Një njësit i mirëarmatosur, mirëpajisur dhe padyshim i stërvitur, ka sulmuar brenda territorit të Kosovës një patrullë policie duke vrarë një polic, baba i 2 djemve, 12 dhe 19 vjeç dhe ka plagosur dy të tjerë. Nuk bëhet fjalë për një organizim të kriminelëve dhe trafikantëve lokalë, por për një njësit të stërvitur, me plan të qartë. Nuk dihet ende kombësia e tyre, por cilado qoftë ajo, Kosova ndodhet përpara një agresioni kriminal. Ky agresion duhet të ketë vetëm një përgjigje: Eleminimin e plotë të njësitit dhe identifikimin e dërguesve të tyre. Kujdesi i vetëm duhet të jetë mos të ketë dëme kolaterale në njerëz që nuk janë përfshirë dhe nuk kanë lidhje me kriminelët”, thotë Fevziu.
Kujtojmë se Policia e Kosovës në një njoftim të sajin bëri të ditur se nga sulmi i armatosur ndodhi në orën rreth orës 02:34 në veri ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bushnjaku. I plagosuri rëndë Alban Rashiti, pjesëtar i policisë kufitare, pas ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa efekti tjetër pati lëndime të lehta.
Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se ky sulm ishte i orkestruar nga Serbia dhe në veri po veprojnë 30 persona të armatosur të strehuar në manastirin e kësaj zone.