
Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes, ka zgjedhur Ahmet Ismailin, guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.
Për Ismailin kanë votuar 56 deputetë.
Ismaili ka qenë drejtor i Thesarit në kohën kur ka ndodhur vjedhja e 2.1 milionë eurove.
Kundërkandidat i Ismailit ishte Lulzim Ismajlin, i cili mori vetëm 4 vota.