Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të ndalet me veprimet e tij deri më 9 shkurt.
Ahmetaj tutje shtoi se këto veprime të Kurtit po ”e ushejnë sentimentin e Vuçiqit në tërsi për të treguar se komniteti serb ne kosove eshte i rrezituar ky eshte realiteti me të cilin jemi duke jetuar”.
”Veprimet e tilla të kryeministrit, margaritarët e tij do jenë të ri e të ri çdo ditë deri në ditën e 9 shkurtit kur ne do i drejtohem kutive të zgjedhjeve. Cka mbetet të shihet është në kokën e tij dhe agjendën e tij populliste, por çka do shohim është 0 rezultate”, tha Ahmetaj.
Ahmetaj tha se arrestimi i Aleksandar Arsenijeviq sot në veri ishte shkelje e të drejtave të njeriut.
”Arrestohet një qytetarë i vendit i përkatësis serbe vetëm për faktin që aj’ Kurti thotë se ka shtrirë integritetin në veri dhe shkon i pengon fishkëllima enjë qytetari kjo është kundër të drejtave të njeriut”, tha Ahmetaj teksa ka shtuar se ”Kurti ka harruar se në kuvend vite më parë kanë përdorur edhe armë për të ardhur kjo parti në pushtet”.
Tutje, Ahmetaj tha se Arsenijeviq ditën u arrestua nga Policia, kurse më vonë u lirua nga politika.