Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ahmetaj: Për shkak të deklaratave të Gërvallës dhe të tjerëve, Kosova erdhi në këtë situatë

 
   

Ish-ambasadorja e Kosovës në Bruksel, aktualisht nënkryetare e PDK-së, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se për shkak të deklaratave të liderëve institucional, Kosova ka mbërritur në këtë situate sanksionuese.

‘’Deklaratat e ministres Gërvalla asgjë e re, si pasojë e deklaratave të tilla Kosova ka mbërri në një situatë që është nën sanksione edhe po fshijnë e ndryshuan asgjë nuk ndryshon se e kemi situatën të përkeqësuar me partnerët tanë në mbarë Botën e më së keqi me SHBA’’ u shpreh ambasadorja.

Ajo potencon se deklaratat e tilla janë përdor vazhdimisht e përdorën vazhdimisht nga Serbia, duke i shkaktuar dëme Kosovës.

‘’Janë përdorur në vazhdimësi nga Serbia por Kosovës do ti shkaktojnë dëme ato deklarata’’ potencoj Ahmetaj.

Ish-ambasadorja potencoj se është padije dhe injorancë totale e njerëzve dhe mos dije institucionale, e më pak ato diplomatike të Gërvallës.

‘’ Padije e injorancë totale e njerëzve të caktuar që nuk dinë nga jeta institucionale e më pak nga ato diplomatike që të mbajnë qëndrime të tilla e të ndërhyjnë në çështje të brendshme të shteteve të caktuara e sidomos për të zgjedhurit përkatës ‘’ deklaroj Ahmetaj e PDK-së.