Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ahmetaj: Presidentja Osmani është përgjegjëse për të gjitha këto veprimet e kësaj qeverie

 
   

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pjesë e dështimeve të Qeverisë Kurti, pasi siç tha ajo asnjëherë nuk ju ka dëgjuar zëri. Madje Ahmetaj ka akuzuar Osmanin duke thënë se është pjesë e aferave korruptive dhe se dështimet e Kosovës e bartin vulën e saj.

”Presidentja Osmani qështë përgjegjëse për të gjitha këto veprimet e kësaj qeverie sepse deri sot dhe vazhdojnë të jenë bashkë, asnjëherë nuk ju ka dëgjuar zëri për të gjitha dështimet.

Ajo është e futur thellë në të gjitha aferat korruptive dhe dështimet dështimet e Kosovës e bartin edhe vul%n e saj”, tha Ahmetaj.

Ajo gjithashtu foli edhe për përplasjen mes kryeministrit Kurtit dhe Presidentes Osmanit, për çka tha se ‘Kurti dhe Osmani kanë konflikte për çështje banale”.