Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ahmeti me Eskobarin folën edhe për Kosovën: Marrëveshja e Ohrit, të zbatohet pa asnjë vonesë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar sot zv. ndihmës sekretarin e shtetit Amerikan, Gabriel Eskobar, ku tha se zhvillimet në Maqedoni dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës.

Si tha se “Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë”.

“Kisha kënaqësinë e veçantë të bashkëbisedoj sontë me zv. ndihmës sekretarin e shtetit Amerikan 🇺🇸 z. Gabriel Eskobar. Ndryshimet kushtetuese në vendin tonë dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës. Z. Eskobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin europian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi. Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i vyer dhe i çmuar jo vetëm i Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve dhe tërë rajonit, por shqiptarët në veçanti janë mirënjohës për rolin dhe kontributin amerikan për liri, paqe dhe demokraci dhe ky vlerësim i të gjithë neve nuk lëkundët dot.