Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ahmeti thotë se kreditë janë rritur për 15%

 
   

Ish-kryetari  i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë sot se janë rritur për 15 përqind kreditë në banka. Sipas tij vetëm shpenzimet bazike të ekonomive familjare janë rritur për 17%, e që sipas tij është rritje enorme dhe brengosëse.

“Gjatë vitit të fundit, kreditë në banka janë rrit mbi 15 përqind. Vetëm të ekonomive familjare (shpenzimet bazike) janë rritur rreth 17 përqind.  Kjo është rritje enorme dhe brengosëse.  Inflacioni që nuk eshtë përcjellur me rritje pagash ka mbushur buxhetin e ka zbrazur xhepat”, ka shkruar Ahmeti në platformën “X”.

Ahmeti theksoi se inflacioni është  mënyra më e shpejt e transferimit të të parave nga qytetarët tek shteti.

“Kam potencuar shumë herë gjatë muajve të fundit që inflacioni është mënyra më e shpejtë e transferimit të parave nga qytetarët tek shteti.  Kësisoji, xhepat zbrazen dhe me ato para që ju kanë marr, të njejtëve i ipen si lëmoshë përmes subvencioneve.  E dëmshme dhe e rrezikshme! Qytetarin e bën të rënduar me kredi, lypës e të varur nga shteti, e qeverinë si shpëtimtare me subvencione në festa e kriza politike.  Zatën, në intervistat e shumta me qytetarë kalimtarë, përgjigja me e shpeshtë në pyetjen se çka presin nga e ardhmja është pensioni/subvencioni”, ka shkruar tutje ai.