Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ahmeti thotë se nuk mund të zgjidhet çështja e Asociacionit, pa u pajtuar për draft-vizionin e Kurti

 
   

Zëvendësministi i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti thotë se duhet të ketë takime mes palës kosovare dhe asaj serbe në mënyrë që dialogu të ketë progres.

Ahmeti, thotë se çfarëdo marrëveshje që arrihet nga takimet, ajo duhet të jetë brenda kornizave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Duhet të ketë takime, në mënyrë që procesi të ketë progres dhe sigurisht çfarëdo marrëveshje që arrihet në fund ajo duhet të jetë brenda kornizave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila është baza fondamenti i një shoqërie multietnike dhe nëse kjo rrezikohet atëherë që do të ishte rrezik jo vetëm për stabilitetin në Kosovë, por për të gjithë stabilitetin e rajonit”, tha ai.

Ahmeti tha se nuk mund të zgjidhet çështja e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa u pajtuar për draft-vizionin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk mund të vazhdosh tutje, kur ke bërë një propozim dhe pret për përgjigje në atë propozim. Duhet të ketë një dakordim për bazat mbi atë se si do të zgjidhet kjo çështje e që sigurisht ajo do të duhet të jetë siç është paraqitur në draft-vizionin e kryeministrit Kurti që bazohet në pikën shtatë, e cila bazohet në Konventat e Këshillit të Evropës, pra ku kemi të bëjmë me liritë civile dhe jo me zgjidhje etnike territoriale”, shtoi ai.