Juristja Brizida Gjikondi thotë se Ilir Meta ndodhet në gjendje të rënduar psiqike, duke u bazuar në deklaratat e tij të fundit, ku ka sulmuar edhe Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Në një intervistë për një emision televiziv, Gjikondi u shpreh se Meta është trim kur vjedh vendin e tij, por frikacak kur zbulohet.
Sipas Gjikondit, Ilir Meta është i dëshpëruar dhe partia do i tretet si kripa në ujë.
Gjikondi shtoi se problemi i Metës me Monika Kryemadhin, është fakti që asaj SPAK ka arritur t’i marrë celularët për t’i pasur si prova.
“Personalisht mendoj që është një ngjarje reale. Shikoj që Ilir Meta ka kohë që është i rënduar nga ana psiqike. Mendoj që figura si Ilir Meta është mirë që të shfaqen 360 gradë para shqiptarëve, për të kuptuar shqiptarët se kë kanë pasur në qafë të tyre. Ilir Meta dhe shumë të tjerë si Ilir Meta nuk e mbajnë dot burgun dhe nuk ia mban dot karakteri i brishtë burgun. Janë shumë trima kur grabisin atdheun e tyre, por janë shumë frikacakë kur zbulohen. Para se të behej reforma në drejtësi, e kanë pasur gjithmonë në xhep drejtësinë. Tani që nuk e kanë nën kontroll, bëjnë agresion ordiner. Po të dëgjosh ligjërimin e Metës, fjalët që zgjedh, po të shikosh fjalorin që përdor, e kupton se çfarë njerëzish kemi pasur në krye të Shqipërisë. Këto janë deklarat të njeriut të dëshpëruar. Më vjen shumë keq që ai personazh gjen hapësira në media. Mendësia e tyre është mosndëshkueshmëria, ku i vë para përgjegjësisë, janë agresivë, frikacakë.
Duke qenë nga ana juridike, ai nuk i fal Monikës, jo braktisjen e parlamentit, mendoj se Meta e ka problemin me Monikën, pse SPAK i ka gjetur provat që e zhysin Metën. E ka të gjithën nga mënyra sesi SPAK ka arritur të marrë celularët, provat. Është trim dhe cub kur grabit vendin e tij, është frikacak kur zbulohet. Edhe grupin e Monikës e sheh si pjesë të strukturës të spiunimit dhe bashkëpunimit me SPAK.
Mendoj se Dumani nuk duhet t’i ishte përgjiigjur sot, të ruajë standardin, nuk duhet ta faktorizojë Metën me kundërpërgjigje. Mendoj se ata do ndahen për arsye ligjore dhe të procedimeve penale, jo në gjykatë. Ai është biznes, nuk është parti. Mendoj që procedimi penal i tyre ështëaq afër sa edhe këto përpëlitjet e Metës. Ajo parti do të tretet si kripa në ujë”, theksoi ajo.