Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Ai po të ndan ty nga Romeo”/ Egla Ceno ia thotë “troç” Heidi për banorin e “BBVIP”

Gjatë një bisede, Egla Ceno i tha Heidi Baçit se partneri i saj, Romeo Veshaj është i zhgënjyer nga miqësia me Lidi Delinë.

Aktorja i tregoi banores se Lidi e do shumë atë dhe kjo dallohet qartë pasi ndryshe flet me të dhe tërësisht ndryshe flet me Romeon.

“Si të gjithë banorët” – u shpreh Heidi, ndërsa Egla tha se ajo dhe Romeo janë dy persona të ndryshëm, sepse banorja jep respekt por i dashuri i saj jo.

Pjesë nga biseda:

Egla: Romeo u zhgënjye nga Lidi në një bisedë që bëri sot. Është zhgënjyer nga miqësia e Lidit

Heidi: Merr pozicionin tënd dhe vazhdo me pozicionin tënd, unë i dhashë forca

Egla: Përsa të përket ty që të do dhe të respekton, unë e ndjej. Ti e ke afruar shumë. Ai të ndan ty nga Romeo. Me Romeon flet ndryshe dhe kur flet me ty dhe për ty flet ndryshe

Heidi: Si të gjithë banorët. Gjithmonë kështu ka qenë me atë dhe me mua

Egla: Ju jeni dy persona të ndryshëm. Ti të imponon respekt, ai nuk të imponon respekt. Gjëja që më bashkon me Lidin është që e çdo kush tani Romeon e ke para. Mu të ia bëjë Romeo mu-mu ia bën ti

Heidi: Nuk e kam para Romeon, unë kam pozicion ndryshe ndaj Lidit, ia kam thënë