Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Ajo ka rrënjë edhe këtu”, mediat në Bosnje Hercegovinë shkruajnë për origjinën e Dua Lipës nga ana e nënës

Dua Lipa është një prej këngëtareve me origjinë shqiptare që kanë thyer rekorde dëgjueshmërie. Së fundmi mediat boshnjake, përfshirë Nezavisne novine dhe Klix kanë theksuar një element interesant të identitetit të saj: prejardhjen boshnjake. Dua Lipa, e lindur dhe e rritur në Londër më 1995, ka rrënjët e saj të thella të lidhura me Ballkanin.

Prindërit e saj janë nga Kosova, ku të dy lindën në Prishtinë. Por çka ka tërhequr vëmendjen e veçantë në Bosnje dhe Hercegovinë është fakti që gjyshja e saj nga ana e nënës ka origjinë boshnjake.

Interesant është edhe emri i nënës së Dua Lipës, Anesa, i cili është një emër tradicional që gratë boshnjake preferojnë për vajzat e tyre, me qëllim që të ruajnë dhe nderojnë rrënjët e tyre kombëtare.