Asociacioni i Komunave të Kosovës ka berë të ditur se do të dërgojë në gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin në pronë nesër në ora 11:00.
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se vlera e mbledhur mund të shaktkojë demë në buxhetin e komuna të Kosovës.
Ibrahimi tha nesë ndodh falja, 27 milionë euro humbin.
Ndërsa, ka shtuar se kërkese i janë bashkangjitura edhe komunat e banuar nga serbët.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës do e dorëzojë lëndën për Gjykatë Kushtetuese. Vlera e cila e kemi mbledhur prej Komunave është e përafërt që mund të shkaktojë dëme financiare në buxhetet e Komunave të Kosovës nga zbatimi i Ligjit për tatimit në pronë, pra nëse ndodhë falja, do të jetë rreth 27 milionë euro. Kësaj kërkese i janë përgjigjur pozitivisht edhe komunat e banuara nga serbët. Kemi Komunën e Novëbërdës, Shtërpcës, Parteshit e Graçanica”, ka deklaruar Ibrahimi për IndeksOnline.
Kujtojmë se Ministria e Financave, Transfereve dhe e Punës ka marrë vendim që ta ndryshoj Ligjin mbi Tatimin në Pronën e Palujatshme ku gjatë procesit të amandamentimit nuk konsultoi fare Komunat e Republikës së Kosovës.
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të ketë debat dhe konsultime me Komunat sa i përket këtij Projekt Ligji sepse ka të bëj me autonominë financiare të Komunave dhe i cili ligj ka impakt të drejpërdrejtë në buxhetet e tyre e së këndejmi edhe në projektet kapitale sepse tatimi në Pronë është e hyrë vetanake e Komunave.
Ndërkaq, Kuevndi i Kosovës nuk e diskutoj këtë projekt ligj me Komunat dhe më procedura të përshpejtuara e miratoi edhe në lexim të dytë.