Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident i frikshëm, makina del nga rruga dhe përplaset me dy shtylla ndriçimi, drejtuesi…

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në bypass-in në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë e Madhe”.

Një automjet Skoda, duke udhëtuar drejt daljes së qytetit, ka humbur kontrollin dhe ka marrë para dy shtylla të ndriçimit të rrugës. Si pasojë e aksidentit, automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme, ndërkohë që drejtuesi i saj ka dalë nga mjeti pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendin e aksidentit, për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara të drejtuesit 28-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit, prej më shumë se gjysmë ore vijon të jetë pa ndriçim rruga e bypass-it, për shkak të dy shtyllave të dëmtuara pas përplasjes nga mjeti.