Drejtuesi ishte duke ecur me shpejtësi të madhe, kur i ka prerë rrugën kamionit duke u përplasur me të
Aleksandra Peshtani një aksident i rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një makinë dhe një kamion janë përplasur “kokë më kokë”.Ngjarja ka ndodhur në Minesota, teksa pas përplasjes makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa kamioni u përmbys.
Brenda makinës ndodhej 55-vjeçari Kirk Ruzek, i cili deklaroi se po nxitonte për të shkuar në punë dhe nuk e pa kamionin me të cilin u përplas.
“Nuk e kuptova se do të përplasesha me kamionin derisa ishte tepër vonë për të reaguar. Nuk e mbaj mend zjarrin por kam parë videon”, tha 55-vjeçari për mediat e huaja.
Ai gjithashtu tregoi se pas përplasjes, të gjitha dyert e makinës së tij kanë qenë të bllokuara dhe ai ka arritur të dalë nga një prej xhamave të thyer të automjetit. Sipas tij, ndihma e parë iu dha nga dy kalimtarë para se ekipet e shpëtimit të mbërrinin në vendngjarje. Të dy shoferët janë në gjendje të mirë.