Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, është regjistruar mëngjesin e sotmën në fshatin Shkallë, Klos.
Automjeti, i cili drejtohej nga 20-vjeçari K.R doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, por për fat të dy personat që ndodheshin brenda pësuan dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Klos/informacion paraprak
Në fshatin Shkallë, bashkia Klos, shtetasi K.R., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Në vendin ku ndodhi aksidenti mungojnë barrierat metalike anësore, e po ashtu ka deformime asfalti, çka e tregojnë edhe ndërhyrjet e fundit që janë bërë në të. Në të gjithë Rrugën e Arbrit segmenti më problematik mbetet ai që kalon përmes Njësisë Administrative Xibër, në Bashkinë Klos pasi ka deformime të shumta si ulje të trasesë të cilat vënë në rrezik jetën e përdoruesve të kësaj rruge./Albeu.com