Një aksident ka ndodhur të premten tek ura e Drinit të Bardhë, ku një mjet ka rënë në lumë.
Sipas informacioneve drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfundar në lumë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës në Kosovë, Fadil Gashi.
Gashi tha se në makinë kanë qenë tre persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Pejës.
Raportohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë. Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”, tha Gashi.