
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të enjte në rrugën Korçë-Dardhë. Mësohet se një automjet tip Fuoristradë ka dalë nga rruga.
Sakaq, raportohet se në automjet kanë qenë një çift bashkëshortësh, nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
Ndërkohë, në vendgjarja ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.