Gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten, ka ndodhur një aksident, ku janë përshirë dy makina që siç duket edhe nga pamjet, kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Sipas informacioneve, në vendin e ngjarjes bëhet me dije se në njërin nga automjetet, janë gjetur të lënduar rëndë dy shtetas të huaj.
Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore e me pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërsa në mjetin tjetër nuk është gjetur asnjë person.
Policia është vënë në kërkim të ndonjë personi, i cili mund të jetë lënduar ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu, ka nisur hetimi për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.