Një fëmijë 8-vjeçare ka vdekur pas aksidentit që ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem, ndërsa të plagosur kanë mbetur 6 persona, raporton euronews.al
Vajza 8 vjeçe po udhëtonte me një makinë tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.