Një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe një kombi, ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht tek rruga Prizren-Suharekë.
Sipas informatave të “Indeksonline” nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime të rënda dhe është bartur për të marrë trajtim mjeksor. Ndërkaq një person i moshës së shtyrë mbetet i shtrirë në rrugë.
“Personin e lënduar e kanë bartur me makinë private për trajtim, pasi që në vend ngjarje ende nuk kishte arritur ambulanca. Ndërkaq i shtrirë në rrugë, kishte mbetur dhe një person i moshës së shtyrë“, ka thënë për Indeksonline, një qytetar i cili kishte qenë në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq nga pamjet e siguruara nga “Indeksonline”, shihet se vetura e përfshirë në aksident ka pësuar dhe dëme të konsiderueshme materiale.