
Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Durrës.
Një automjet është përplasur me trafikndarësen tek Ura e Dajlanit dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 22-vjeçar.
I riu dyshohet se ka pësuar atak kardiak teksa drejtonte automjetin dhe më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
Ky është aksidenti i dytë i shënuar brenda pak orësh në Durrës, pasi një 16-vjeçar humbi jetën në Gjirin e Lalëzit.