Një aksident me autobus ka ndodhur ditën e sotme pranë Mamatlakala në provincën veriore të Limpopo-s ku rezulton se të paktën 45 të persona kanë vdekur dhe një person është plagosur rëndë, njoftimin e ka bërë të ditur Departamenti i Transportit të Afrikës së Jugut.
Sipas deklaratës, ministria pretendoi se shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat në urë, duke bërë që autobusi të kalojë mbi urë dhe të godasë tokën ku mori flakë.
Autobusi i pasagjerëve po transportonte njerëz nga Botsvana, një vend pa dalje në det në Afrikën Jugore, në Moria, një qytet në Limpopo.
“Operacionet e shpëtimit vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes së së enjtes,” tha në një deklaratë Departamenti i Transportit i Limpopo-s.