Të paktën 45 persona humbën jetën sot kur një autobus ra nga një urë në provincën Limpopo të Afrikës së Jugut, ndërsa një djalë tetë vjeçar është shtruar në spital në gjendje kritike.
Sipas Ministrisë së Transportit, autobusi ishte nisur nga Botsvana për në Moria (në skajin veri-lindor të Afrikës së Jugut).
“Shoferi me sa duket ka humbur kontrollin e mjetit të tij”, thuhet në deklaratë, duke bërë që autobusi të bie nga një lartësi prej 50 metrash dhe të shpërthejë në flakë.
Gjithsej 46 persona ishin në bordin e autobusit, duke përfshirë edhe shoferin, sipas të njëjtit burim. Procesi i identifikimit të viktimave është i vështirë, pasi shumë trupa janë të djegur.
Aksidenti ndodhi në një urë që lidh dy kodra në lagjen Mamatlakala, rreth 300 kilometra larg Johanesburgut. Ministri i Transportit Sindisiëe Chikunga, i cili vizitoi vendin e tragjedisë, u zotua se do të kryhet një hetim i plotë për shkaqet e aksidentit.
Edhe pse Afrika e Jugut ka një nga rrjetet rrugore më të zhvilluara në kontinentin afrikan, sërish shënon mijëra viktima në trafikun rrugor çdo vit.
Vetëm pak orë para aksidentit fatal të trafikut, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij, përpara Pashkëve Katolike, të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur viktimat në rrugë.
BREAKING: At least 45 people have died following a bus crash in Limpopo, South Africa.https://t.co/PAiZ4D1jU3
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/PqJdlZOAq1
— Sky News (@SkyNews) March 28, 2024