Aksident në hyrje të qytetit të Sarandës, në afërsi të fshatit Metoq.
Nga përplasja e dy automjeteve, janë plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Një nga mjetet e akidentuara është një “Mercedes-Benz” me targa AB 385 AI.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e dinamikës.