
Paraditen e sotme, një aksident rrugor ka ndodhur në Zvërnec të Vlorës.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë tre persona të dëmtuar janë dërguar në spital.
Policia e Vlorës ka shkuar në vendin e ngjarjes dha ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe 3 persona janë dëmtuar, dy djem dhe një vajzë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.