Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën “Milot-Morinë”.
Një mjet ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç, i cili ndërroi jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit, një 27-vjeçar nga Kosova, është arrestuar nga policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.