Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Bukosh të Vushtrrisë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale raportohet edhe për të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në vendin ku është duke u punuar në ndërtimin e hekurudhës.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.