Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari dhe plagosjen e vajzës së tij 18-vjeçare është regjistruar paraditen e sotme (13 mars) në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”.

Sipas informacioneve nga blutë e Shkodrës, bëhet me dije se një autoambulancë është përplasur me automjetin me të cilin po udhëtonte 57-vjeçari me dy pasagjerë.

Policia po kryen veprimet procedurale me drejtuesin e autoambulancës.

“Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, autoambulanca me drejtues  shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./rtsh.al