Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Para pak çastesh në Gjakovë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete.
Nga pamjet që ka siguruar Sinjali shihet se vetura dhe motoçikleta janë dëmtuar dukshëm.
Tashmë në vendin e ngjarjes ndodhen edhe Njësiti i Trafikut që po merren me rastin.