Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident mes tri veturave në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Marinë të Skenderajt.

Si pasojë janë lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, .

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj”.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha ai.