Dy persona kanë marr lëndime trupore pas përfshirjes së dy makinave në një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar.
“Policia rreth orës 18:25 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë km i 27. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është duke e trajtuar këtë aksident duke bërë vend-shiqimin dhe duke u marrë me procedurat për të kompletuar rastin”- ka bërë të ditur Krasniqi./kallxo.com/