Një 33-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrësi.
Dyshohet, se E.D e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Fatkeqësisht nga aksidenti ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve, shkruan Top-Channel.
Në vendin e aksidentit është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të nxjerrë trupin e të riut nga mjeti, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.