Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Brod të Shtërpcës, pasditën e së dielës.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se të dy personat kanë marrë ndihmë mjekësore.
Si pasojë e aksidentit, ka pasur edhe dëme materiale, sipas Veselit.
“Sot, rreth orës 17:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në aksin rrugr Fusha e Pajtimit-Shtërpcë, në fahatin Brod të Shterpcës , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore . Veç dëmeve materiale në automjete, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore”, tha Veseli.
Sipas tij, njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin se si ka ardhur deri te aksidenti.