Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident në Delvinë/ Makina përplas punonjësen e pastrimit të bashkisë, humb jetën 58-vjeçarja

Mëngjesin e sotëm, një aksident ështe regjistruar në Delvinë, ku një automjet ka aksidentuar punonjësen e pastrim-gjelbërimit në bashki.

Shkendije Halili, 58-vjeç u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra, pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar shoferin Mateo Rustemi 30-vjeç.