
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në hyrje të qytetit të Gramshit.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur dhe një 50-vjeçar ka humbur jetën.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa grupi hetimor po punon për shkakun e aksidentit./rtsh.al