Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik në Maliq.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë mjekimin e duhur.
Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i automjetit tip “Audi” ka humbur kontrollin, gjë që ka çuar në daljen e mjetit nga rruga.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.
Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.