Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Muzeut Kombëtar
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Tiranës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Muzeut Kombëtar, ku një automjet ka përplasur një 70-vjeçar që ishte duke kaluar rrugën. I moshuari është dërguar në spital, teksa sipas policië, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, drejtuesi i mjeti është arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.12.2023, në afërsi të Muzeut, shtetasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin 70 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.