Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem, rreth orës 16:40.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se mjeti me drejtues shtetasin një 52-vjeçar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin një 33-vjeçar.
Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit./abcnews.al