Një aksident është shënuar pak minuta më parë në afërsi të unazës së Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e verdha”.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se një automjet është përplasur me një motomjet dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)