
Një aksident tjetër trafiku ka ndodhur afër Drenasit,
Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident i cili ka përfunduar me dëme materiale.
Sipas lexuesve, aksidenti ka ndodhur te lagjia Baleci.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.
Rikujtojmë se sot në mëngjes në Drenas ndodhi edhe një aksident me pasoja fatale, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë.