Një aksident i rëndë ka ndodhur në Istog, mbrëmjen e së hënës – ku kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një traktor.
Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
E ka konfirmuar lajmin zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.
Gashi shtoi se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze trupore.