
Një aksident tragjik është regjistruar në ishullin grek, Mykonos ku ka mbetur i vdekur një 27-vjeçar shqiptar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Skylabela ku dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e mjetit duke shkaktuar përmbysjen e saj.
Sipas mediave greke aksidenti ka qenë shumë i fortë dhe 27-vjeçari ka humbur jetën në vend. Edhe pse ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ata nuk kanë mundur të bënin asgjë për të riun.
Ndërkohë rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.