Aksident tragjik në Itali. Një autobus u rrëzua nga mbikalimi i Rizzardit në Mestre në Venecia.
Ngjarja ka ndodhur pas orës 19:30 ku shënohen deri tani 20 viktima dhe 40 të plagosur, sipas Corriere Della Sera.
Autobusi doli nga rruga në mbikalimin e Vempës dhe përfundoi pranë shinave të trenit, pas rrëzimit nga disa metra.
Autoriteti Shëndetësor i Venecias ka thirrur protokollin e “urgjencës së jashtëzakonshme”, i cili parashikon vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe tërheqjen në punë të personelit përforcues.