Ka rezultuar fatale për 50-vjeçarin shqiptar përplasja me makinën, teksa po u udhëtonte me motor në periferi të Lugos në Itali.
Në momentin kur ka marrë kthesën 50-vjeçari shqiptar që drejtonte motorin është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka fluturuar disa metra, duke humbur jetën në vend.
Makina drejtohej nga një grua, 53-vjeçarja nga Sant’Agata sul Santerno e cila raportohet nga mediat italiane se nuk kishte pësuar lëndime.