Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksidenten mes 8 veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, 4 të lënduar

Një aksident zingjiror ka ndodhur rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndësi i policisë, Bajram Krasniqi, ku njoftoi se 8 vetura janë përfshi në këtë aksident.

Krasniqi, po ashtu ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Siç njofton njësia e trafiku nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë tetë automjete (aksident zinxhiror). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin, ka thënë Krasniqi./IndeksOnline/